Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ishte pasditen e sotme në një lidhje direkte për emisionin "Ftesë në 5". Ai ka treguar detaje të reja nga jeta private si dhe nga personaliteti i tij.

I pyetur nga Bieta se cili është vesi i tij më i madh, Loriku ka treguar se shumë herë nuk e dëgjon bashkëshorten duke folur dhe nuk i përgjigjet. Këtë ves shprehet se e ka trashëguar dhe djali i tij, Bojkeni.

"Kam shumë vese. Një ndër to është që më flet gruaja disa herë dhe nuk i përgjigjem fare. Tani më tha djali yt të ka ngjarë për disa gjëra, i thashë h për çfarë, tha po disa herë i flas as nuk ma var fare, nuk më përgjigjet. I thashë jemi të përqëndruar, jemi me mendime diku tjetër prandaj", tha Loriku.
View this post on Instagram



