Shefi i kuzhinës më i komentuar në vend, Renato Mekolli ka reaguar sërish ashpër ndaj masave të marra nga qeveria. Pak ditë më parë Renato shprehej i revoltuar me kufizimin e fashës së orareve për këmbësorët dhe bizneset ndërsa sot shprehet ashpër ndaj fundjavës pa makina që njoftoi kryeministri Rama.

Renato ka postuar një foto nga një plazh i Greqisë duke e krahasuar me Shqipërinë, e cila ende nuk e ka nisur sezonin turistik.

“Greqi-Athinë 24/5/2020. Çdo gjë hapur, sepse ka shtet. Këtu hap-mbyll dhe falimentim për të gjithë. Këtu është për t’u zhdukur sa më parë, se vetëm shtet që nuk kemi, lokalet mbyllur, turizmi mbyllur dhe qershia mbi tortë fundjavat nga tetori. Ej,,,seriozisht e keni? Me çfarë do punojnë restorantet dhe të gjithë ata që presin fundjavën. Po lini nam, çlironi Shqipërinë dhe i lini bizneset të marrin frymë!”, ka shkruar Mekolli krah postimit të fundit në rrjetet sociale.


