Ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari feston ditëlindjen e në këtë ditë të veçantë është surprizuar nga nipi i saj. Valbona ka postuar një foto në rrjete sociale ku shfaqet e rrethuar nga buqetat me lule dhe e buzëqeshur.

"Lum une per tezen qe kam. Te uroj gjithe lumturine e botes", ishte urimi i nipit për Valbonën.

Valbona, një personazh shumë i dashur për publikun dhe që gjithmonë duket kaq e freskët sikur të ishte në të njëzetat, mbush 48 vjeç.

Ajo e ka treguar vetë moshën gjatë një interviste duke u shprehur se nuk e ka aspak problem ta thotë. "Nuk ka asgjë për t’u fshehur. Unë jam e ’72-shit, ndonëse kudo ma shkruajnë ’73-shi", ka thënë Valbona. I urojmë Valbonës edhe 100!




