Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnjë-Fier. Një ambulancë e Sarandës është përplasur me një automjet mercedez-benz.
Në ambulancë ndodheshin pesë persona. Fatkeqësisht një 62-vjeçar që po dërgohej për mjekim në Tiranë ka humbur jetën në vend. Mjeku që shoqëronte pacientin nga Saranda ka treguar se në ambulancë ndodheshin viktima, djali i tij, infermierja, mjeku dhe drejtuesi i mjetit.
Ambulanca është kthyer përmbys dhe pacienti që ndodhej mbrapa ka humbur jetën, ndërkohë që biri i tij që e shoqëronte është plagosur. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në policinë e Lushnjës dhe po merren në pyetje.
Burimi: "ABC News"
