Një djalë i ri 20 vjeç është gjobitur pasi përqafoi të dashurën e tij. Ngjarja ndodhi në Pavia, Itali. Çifti po shëtisnin në Strada Nuova, në qendër të Pavias.
I riu u pikas nga policia dhe u gjobit për shkelje të rregullave kundër përhapjes së koronavirusit.
Ai do të duhet të paguajë një gjobë prej 400 eurosh (e cila mund të ulet në 280 nëse paguhet brenda 30 ditëve).
Lajmi u dha nga gazeta "La Provincia pavese" duke bërë të ditur se çifti mbanin maska.
