Nga Shqipëria / E Hënë 25 Maj 2020, 11:11

E fundit/ 6 raste të reja, kalon mbi 1 mijë numri i të infektuarve në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Rastet e reja janë 4 në Tiranë, 2 në Shkodër.

Në spitalin Covid janë 16 pacientë të shtruar dhe 4 prej tyre në terapi intensive.

Numri i raste pozitive ne te gjtihe vendin ka kaluar mbi 1 mije, me rreth 70% të tyre të shëruar tashmë.

177 persona janë aktiv me Covid-19.