Nga Shqipëria / E Hënë 25 Maj 2020, 09:09

Tmerr në Itali/ Shqiptari plagos me armë dhe me thikë bashkëshorten

Një 48-vjeçar shqiptar ka goditur fillimisht me pistoletë dhe më pas me thikë gruan e tij 40 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Vareses në Itali,në Malnate.

Çifti ndodhej në makinë kur ndodhi ngjarja, pas një sherri që dyshohet për arsye xhelozie.

Në fillim burri e qëlloi me pistoletë gruan, kur kjo e fundit doli nga makina për të kërkuar ndihmë. 48-vjeçari e ndoqi dhe e qëlloi me thikë.

Fatmirësisht plagët e marra nuk kanë rezultuar fatale për 40-vjeçaren, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

48-vjeçari është arrestuar nga policia, teksa efektivët hetojnë mbi ngjarjen.

Burimi: Top Channel