Sipas rezultateve të sondazhit të kësaj jave në Fox News, Joe Biden gëzon besimin e 48% të atyre që do të votojnë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ndërsa presidenti aktual Donald Trump mbështetet nga 40% e të anketuarve.
Ndërkohë sipas rezultateve mesatare të të gjitha sondazheve, Biden do të merrte 48% të votave ndërsa Trump do të merrte 41%. Ky i fundit është besuar më shumë në sondazhin mbi ekonominë duke marrë 45% të votave.
Pyetja që lind është nëse Biden mund të ruajë avantazhin, por është e qartë se fushata e tij zgjedhore po jep rezultate shkruan CNN.
