Nga Shqipëria / E Diel 24 Maj 2020, 16:04

Gjyshja 126-vjeçe mposht koronavirusin, i biri tregon sekretin e jetëgjatësisë së saj

Një gjyshe 126 vjeçare, me 13 fëmijë dhe 400 nipër e mbesa, është bërë personi më i vjetër në botë që mposht Covid-19. gjyshja nga provinca e KahramanmaraÅ?, Turqi, është shëruar nga koronavirusi pas dy javëve trajtim në spital.

"Ata u kujdesën për mua, u sollën shumë mirë me mua", tha EÅ?e Gebelek duke falenderuar doktorët.

Djali më i vogël i 126-vjeçares, tha se ushqimi organik është sekreti i jetëgjatësisë së të ëmës.

"Ajo ka jetuar aq gjatë sa ka parë nipërit e nipave të saj. Ajo ka 83 nipër e mbesa. Nëse numëron edhe fëmijët e tyre, numri shkon rreth 400", tha djali i 126-vjeçares, Hamdullah.

"Falë qumështit, kositm djathit që ka ngrënë gjithë jetën, ajo nuk ka probleme të tjera shëndetësore", shtoi ai.