Nga Shqipëria / E Diel 24 Maj 2020, 17:05

E fundit/ Ndahet nga jeta papritur ish-deputeti socialist

Është ndarë nga jeta papritur ditën e sotme ish-deputeti socialist dhe intelektuali, Niko Faberi. "Bold News" raporton se Faberi ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. 

Niko Faberi kujtohet si drejtues në struktura të ndryshme lokale, si ish deputet i Korçës dhe Ambasador i Paqes.

Faberi ka shprehur gjithmonë vlerësimet e tij në dobi të komunitetit korçar. Ai ka qenë deputet në legjislaturën 2001-2005, si pjesë e grupit parlamentar socialist.

Pak ditë më parë, Faberi ka lënë në rrjetet sociale reagimin e fundit si njeri i angazhuar dhe i vëmendshëm për aspekte të ndryshme.

Burimi: boldnews.al