Nga Shqipëria / E Diel 24 Maj 2020, 18:06

Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut martohet me një vajzë 50 vite më të re

Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut, Sylejman Rexhepi, është kurorëzuar në martesë. Mediat shqiptare në Maqedoni shkruajnë se ai është martuar ditën e djeshme teksa janë publikuar edhe fotografi nga kurorëzimi.

Siç raporton Libertas, bashkëshortja e Rexhepit është 50 vite më e re.

Kjo është martesa e dytë e Rexhepit, pasi bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë 4 vite më parë.

Ndërkohë, gazetari Zoran Bozhinovski sot ka raportuar se Rexhepi ne vend të unazës si shenjë e kurorëzimit, i ka dhuruar bashkëshortes një orë 37.000 euro!

Burimi: Gazeta Blic