Kryeministri Rama përmes një komunikimi live ka lajmëruar masat e reja që do të ndiqen pas 1 qershorit. Rama u shpreh se kjo javë që vjen do të jetë java e fundit e kufizimeve ndërsa fundjava pa makina do vazhdojë edhe për dy të shtuna dhe të diela.
"Kjo do jete java e fundit e kufizimeve dhe orareve ne tirane dhe ne qytetet tona. Por fundjava pa makina do vazhdoje dhe per 2 te shtuna dhe te diela, per t'u rikthyer pas sezonit te veres, nga tetori deri ne marsin e ardhshem, si nje moment i përjavshëm kushtuar ajrit, familjeve, të moshuarve, fëmijëve, mjedisit", tha kryeministri.
Rama tha se në fund të muajit do të paraqitet edhe strategjia e re të transportit publik ku do të bëhet dhe hapja e tij pjesë-pjesë duke garantuar shëndetit dhe rritur cilësinë e këtij shërbimi.
"Deri ne fund te muajit do kemi strategjine e re per transportin publik, do t'i hapim pjese pjese linjat e transportit publik duke vënë në jetë një reformë tërësore të këtij sektori me një pjesëmarrje direkt të shtetit në garantimin e standarteve te reja, ne mbrojtje te shëndetit sot, por dhe rritjen e cilësisë në shërbimin urban dhe ndërqytetas".
