Nga Shqipëria / E Diel 24 Maj 2020, 22:10

Ermal Fejzullahu shfaqet për herë të parë pas aksidentit me makinë

Dy ditë më parë këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu u bë pjesë e një aksidenti në Prishtinë teksa po udhëtonte me disa anëtarë të familjes. Makina e tij u përplas me shtyllën e semaforit.

Përmes një video mesazhi Ermali tregoi se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Sot Ermali është shfaqur për herë të parë pas aksidentit duke postuar një foto në Instagram, ku shfaqet me familjen.

Familja Fejzullahu shfaqet në drekën e Bajramit dhe gjithashtu pranë tyre shihet edhe Sabri Fejzullahu me bashkëshorten.

"Me fat festen e Fiter Bajramit te gjitheve kudo qe jeni. Shendet e begati juve dhe familjeve tuaja . Me respekt familja Fejzullahu", shkruan Ermali.