Në një komunikim live, kryeministri Rama ka zbuluar planin e hapjes së vendit që do të nisë nga 1 qershori me hapjen e kufijve për fqinjët, por jo për plazhet. Për plazhet, kryeministri dha një datë tjetër dhe theksoi se duhet të bëhet shumë kujdes duke ndjekur rregullat një për një.
"Nga e hena 1 qershor do hapim kufijte me fqinjet por jo plazhet, më kane sharë por s'kam ndermend t'i hap rruge te keqes. Askush sot ne Europe s'i ka hapur plazhet, te hidhen perpjete ata qe jashte shtetit nuk bejne as gëk as mëk. Greqia ka vendosur t'i hap plazhet ne korrik, te tjere s'kane vendosur ende ndersa ne do ti hapim nga 1 qershori vetem per hotelet. Dhe pas 10 qershorit per te gjithe pa perjashtim", u shpreh Rama./Xing.al
