Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e sportit në Japoni. Sportistja profesioniste e “Wrestling”, Hana Kimura, i ka dhënë fund jetës pas talljeve dhe ofendimeve të shumta që mori në rrjete sociale. 22-vjeçarja është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Kimura merrte pjesë në turneun “Terrace House” dhe është ofenduar për paraqitjen e saj, zgjedhjen që ka bërë për karrierën dhe për arsye të tjera.

Hana Kimura ishte shumë e talentuar në sportin e saj dhe shumë e ndjekur.

Pas vdekjes së saj ka reaguar edhe Yukio Hatoyama, ish kryeministri i Japonisë, i cili deklaroi se duhet të merren masa kundër sulmeve në rrjete sociale.

Para se t'i jepte fund jetës, 22-vjeçarja kishte postuar në rrjete sociale një shkrim ku i jepte lamtumirën fansave.

