Për shkak të Koronavirusit besimtarët myslimanë këtë vit nuk janë mbledhur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Për të kryer ceremoninë tradicionale të Fitër Bajramit janë mbledhur nëpër xhami.

Në Tiranë falja e Namazit është bërë në xhaminë e Kokonozit, te Pazari i Ri. Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu ka drejtuar faljen. Ndonëse e diela është e izoluar, besimtarët nuk janë ndaluar të shkojnë nëpër xhami dhe në çdo qytet xhamitë janë mbushur plot.

"InshAllah kjo festë lëshon mirësinë. Ramazani ndryshon sjelljen e jetë së njeriut që ka ndërgjegjësuar besimtarin dhe e ka bërë më të pastër. Ne nuk jemi çliruar nga masat e pandemisë, i kërkojmë besimtarëve që të na mirëkuptojnë, t’i lutemi Zotit të çlirohemi plotësisht. Duke ditur që ky vit ishte ndryshe nga vitet e tjera, u kemi dërguar para 10 ditësh një protokoll që të mos bëhemi shkak për të përhapur këtë pandemi. Ky ka qenë qëllimi i vetëm. Jemi mësuar që ta falim në sheshe, por shëndeti është më i rëndësishëm se të gjitha”, u shpesh kreu i KMSH, Bujar Spahiu./ "Report Tv"
