Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Maj 2020, 17:05

Durrësi zonë e kuqe, qytetarët thyejnë rregullat dhe dynden në bregdet

Ndonëse Durrësi vazhdon të jetë në hartën e zonave të kuqe për shkak të numrit të lartë të rasteve me koronavirus, qytetarët janë dyndur në bregdet për të shijuar fundjavën me diell, duke thyer kështu edhe rregullat.

Grupmosha të ndryshme kanë zgjedhur ta kalojnë të shtunën në breget, që nga fëmijët deri 14 vjeç, tek të rriturit e pensionistët. 

Disa kanë zgjedhur të bëjnë plazh ndërsa të tjerë të shijojnë një kafe në lokale, të cilat nuk e kanë pasur të qartë nëse duhej të ofronin shërbim këtë fundjavë.

Burimi: Top Channel