Supozohej që çifti Xhoi dhe Alioni të kalonin një ditë të bukur relaksi, por nuk ndodhi kështu. Në episodin më të fundit te "Aventurierët", Xhoi e gjeti Alionin duke u përqafuar me Dodon në pishinë.

Xhoi kur i pa u nxeh dhe bëri skandal duke i hedhur Dodos shishen e ujit dhe duke bërtitur.
"Lëviz! Dil jashtë! Çfarë dreqin po bën? Erdhëm për qejf dhe të shoh me këtë?", i tha Xhoi Alionit.

"Po rrija pak afër me Dodon se më tha që kishte ftohtë edhe po ngjanim pak si çift, por unë nuk e shikoj në atë mënyrë", tha Alioni.
