Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Maj 2020, 19:07

E kapi mat të dashurin me Dodon, Xhoi bën skandal tek 'Aventurierët'

Supozohej që çifti Xhoi dhe Alioni të kalonin një ditë të bukur relaksi, por nuk ndodhi kështu. Në episodin më të fundit te "Aventurierët", Xhoi e gjeti Alionin duke u përqafuar me Dodon në pishinë.

Xhoi kur i pa u nxeh dhe bëri skandal duke i hedhur Dodos shishen e ujit dhe duke bërtitur. 

"Lëviz! Dil jashtë! Çfarë dreqin po bën? Erdhëm për qejf dhe të shoh me këtë?", i tha Xhoi Alionit.

"Po rrija pak afër me Dodon se më tha që kishte ftohtë edhe po ngjanim pak si çift, por unë nuk e shikoj në atë mënyrë", tha Alioni.