Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Maj 2020, 20:08

Fjolla Morina: Dikush del lakuriq dhe bën të mira, dikush mbulohet dhe...

Këngëtarja shumë e komentuar në media, Fjolla Morina ishte e ftuar sot në "Prive", ku foli për jetën e saj personale, biznesin e ri dhe muajin e Ramazanit. Së fundmi Fjolla u mbulua me shami për të uruar muajin e shenjtë dhe gjatë intervistës tregoi se ka marrë shumë kritika nga njerëzit që i thonin se ajo duke qenë këngëtare nuk duhet të mbulohej.

Fjolla tregoi se ajo lutet çdo Ramazan dhe nuk i bëjnë fare përshtypje komente të tilla.

"Unë e respektoj fenë myslimane. Kjo nuk do të thotë që duhet të mbulohem patjetër. Unë i lutem Zotit, kam agjëruar, aq sa mundem. Ka edhe nga ata që thonë 'Pse lutesh në Ramazan, kur ti vishesh kështu, se je këngëtare'. Nuk ka kurrëfarë domethënie. Ne jemi të gjithë njerëz. Dikush mbulohet dhe ndoshta bën shumë të këqija, dikush tjetër del lakuriq, por ka bërë shumë të mira. Unë mendoj që nuk ka të bëjë fare. Unë gjithmonë kur është Ramazani i lutem Zotit dhe falem, aq sa mundem. Kur nuk mundem, s'kam ç'të bëj!", u shpreh Fjolla.