Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Maj 2020, 22:10

Moderatorja shqiptare rrezikon jetën gjatë xhirimeve të emisionit, i sulet qeni sharrit (Video)

Moderatorja e emisionit "Fshatrat e Shqipërisë", Ilnisa Agolli teksa xhironte puntatën e rradhës, i ka ndodhur një e papritur. Në videon e publikuar Ilnisa shihet e shtrirë në një qen sharri e më pas çohet për ta përqafuar.

Por qeni reagon keq dhe sulmon moderatoren e cila dëgjohet duke bërtitur.

Qeni protagonist është më i famshmi në zonën e veriut dhe quhet Terri.

E kontaktuar nga "RevistaWho.com", Agolli pohoi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pasur asnjë problem, thjesht është trembur shumë.