Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Maj 2020, 22:10

Nuk takoheshin dot prej koronavirusit, vajza i bën surprizën emocionuese nënës infermiere

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, mjekët dhe infermierët, të cilët kanë qenë në frontin e parë të luftës kanë qenë të detyruar të qëndrojnë larg familjeve të tyre. Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” këtë të shtunë Vinjola, vajza e Rabies, një prej infermiereve që kujdesej për të sëmurët me koronavirus, i bëri një surprizë të ëmës.

Vinjola rrëfeu se nëna e saj ka bërë shumë sakrifica për të dhe vëllain. Fatkeqësisht vite më parë bashkëshorti i Rabies kishte ndërruar jetë dhe ajo ishte detyruar që të kujdesej e vetme për fëmijët e saj.

Vinjola falenderoi mamanë e saj për çdo sakrificë dhe punën e palodhur që ka bërë në luftën kundër koronavirusit.

“Shpresoj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt që të të takoj, por së pari dua të të falenderoj për gjithçka që ke bërë për mua dhe vëllain. Të falenderoj që më ndihmove të bëhëm kjo që jam dhe unë jam krenare për ty dhe punën që ti bën”, tha Vinjola.

Burimi: top-channel.tv