Tik Tok u kthye në aplikacionin më të përdorur gjatë ditëve të karantinës dhe shumë personazhe të njohur iu bashkuan, duke realizuar video imitimesh apo duke kërcyer. Këtij rrjeti social nuk i ka rezistuar dot as kryeministri, i cili sot ka publikuar videon e parë nga TikTok në Instagram.
Në të shfaqet një vajzë, e cila imiton një nga deklaratat e Lulzim Bashës që ngatërron shumëzimet në një fjalim nga foltorja e Kuvendit.
"Artiste", shkruan Rama krah videos.
View this post on Instagram
