Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Maj 2020, 16:04

Sa bukur: Olta Gixhari tregon barkun e rrumbullakosur me rrobabanjo

Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari është në pritje të ëmbël. Ajo do të bëhet nënë për herë të parë dhe lajmin e konfirmoi vetë para disa ditësh.

Olta nuk ka zbuluar ende se në cilin muaj është apo gjininë e foshnjës por ka publikuar foto me bark të rrumbullakosur. Ditën e sotme aktorja e ka shfaqur komplet pjesën e barkut teksa ka pozuar me rrobabanjo.

Ajo ka kërkuar të dijë nga ndjekësit se në cilin muaj mendojnë se është ajo. Barku i aktores duket goxha i rrumbullakosur dhe Olta mund të jetë diku te muaji i pestë apo i gjashtë. Megjithatë presim ta konfirmojë vetë aktorja!