Dy ditë më parë gjatë emisionit "Real Story" gazetari Alfred Lela hoqi pantallonat në studio përballë Edi Ramës, për t'i treguar shenjat e dhunës nga policia me datë 17 Maj.

Së fundmi Lela ishte i ftuar në Ora News, në një intervistë me gazetaren Matilda Mcini. Ai tha se heqja e pantallonave në studio nuk ishte një veprim etik por e kishte bërë për t'i treguar Ramës se "shtetit i kanë rënë pantallonat" dhe kjo ishte arsyeja e vërtetë.

"Kryeministri po refuzonte çdo gjë dhe me cinizëm dhe arrogancë. Megjithëse duket pa etike, por kur bëhesh i pafuqishëm, në mungesë të një fuqie për ta thënë dhe për ta besuar dikush atë ngjarje detyrohesh të bësh një akt jashtë të zakonshmesh.
Por ishte dhe simbolike, për të thënë, ja fytyra e shtetit, e cila nuk mundet të marrë as përgjegjësitë përballë shtetasve të vet, të cilët i ka për detyrë ti mbrojë. Edhe nëse dikush në depresion ose në një tronditje psikike shkon për të vrarë veten shteti shkon për ta shpëtuar. Edhe nëse ne ishim fajtorë, shteti duhet të na mbronte.
Ishte simbolike gjëja, që shtetit i kanë rënë pantallonat. Për të thënë që ju jeni pa pantallona sepse dilni në mes të natës për të shembur një ndërtesës që është e shtetit, e shqiptarëve. E kanë ndërtuar pushtuesit dhe e shembin çlirimtarët po themi", tha gazetari./ "Ora News"
