Nga Shqipëria / E Premte 22 Maj 2020, 13:01

Fleckenstein merr postin e rendësishëm në Kuvendin e Shqipërisë

Knut Fleckenstein, ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE pritet të marrë një post të rëndësishëm në Kuvendin e Shqipërisë.

"Abcnews.al" ka siguruar dokumentin që tregon se Fleckenstein është emëruar këshilltar i kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Vendimi parashikon që Knut Fleckenstein të emërohet këshilltar për Integrimin në kabinetin e kryetarit të Kuvendit.

Fleckenstein vjen nga radhët e social-demokratëve gjermanë. Ai u zgjodh deputet i Parlamentit Europian në vitin 2009 dhe ishte në detyrë deri vitin e kaluar.