Presidenti Donald Trump deklaroi se nëse SHBA goditet nga një valë e dytë e koronavirusit, vendi nuk do të mbyllet.
"Thonë që ka mundësi të ndodhë", tha Trump kur u pyet për një valë të dytë koronavirusi. "Por ne do ta zgjidhim. Nuk do të mbyllim vendin", tha Trump.
"Një bllokim i përhershëm nuk është një strategji për një shtet të shëndetshëm apo një vend të shëndetshëm", u shpreh presidenti.
Vendi është gati "për një rikthim epik", shtoi Trump.
