Në fillim të vitit që lamë pas u zbulua lidhja e këngëtares Era Istrefi me këngëtarin britanik Julian Perreta. Dyshja nuk kanë preferuar të flasin për lidhjen por janë fotografuar shpesh bashkë dhe Era ka publikuar disa herë foto e video pranë partnerit duke konfirmuar lidhjen e tyre.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto ku shihet shumë në formë, e veshur me një palë të brendshme të zeza. Era është komentuar shpesh për format e saj trupore dhe Juliani është siguruar t'ia thotë publikisht që trupi i saj është "zjarr".

Ai ka lënë një koment në foton e partneres. "Trupiiiii", ka shkruar Jualiani, duke e shoqëruar shkrimin e tij me disa emoji të zjarrit.







