Ditën e sotme këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu është bërë pjesë e një aksidenti në Prishtinë. Ai po udhëtonte së bashku me disa anëtarë të familjes dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe këtë e ka treguar vetë Ermali me anë të një video-mesazhi në Instastory. Ai ka falenderuar të gjithë personat që janë interesuar në lidhje me gjendjen e tij.

"Doja t'iu njoftoja se kam qenë pjesë e një aksidenti bashkë me disa anëtarë të familjes, të gjithë jemi shëndoshë e mirë dhe nuk është diçka për t'u bërë tragjike. Faleminderit që keni treguar shqetësim dhe kujdes shumë të veçantë", shprehet Ermali.
View this post on Instagram
"Prive" ka treguar se makina e tij Range Rover është përplasur me shtyllën e semaforit.







