Nga Shqipëria / E Premte 22 Maj 2020, 13:01

Yuri Kim e prerë: S’ka më lojëra me Reformën në Drejtësi dhe Zgjedhoren

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim u shpreh sot para gazetarëve se SHBA-të duan atë që do edhe populli shqiptar dhe se Shqipëria nuk mund të jetë aleate e fortë e SHBA-ve dhe pjesë e BE nëse nuk çohet përpara reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi.

Ambasadorja u shpreh se reforma zgjedhore dhe reforma në drejtësi janë domosdoshmëri dhe është koha që të mos luhen më lojra.

“Mesazhi im është shumë i qartë. SHBA do të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Duam që Shqipëria të jetë aleate e fortë dhe e aftë e SHBA-së. Duam të jetë pjesë e familjes evropiane. Nuk mund ta keni këtë pa reformë zgjedhore dhe pa reformë në Drejtësi. Këto të dyja nuk janë pazare, por domosdoshmëri. Ka ardhur koha të mos bëni më lojëra. Është koha të realizohet reforma në Drejtësi dhe ajo zgjedhore. Është koha që liderët të mbajnë fjalën para shqiptarëve. Kjo është ajo që shqiptarët dhe SHBA-të presin prej tyre.”