Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat. Një 4 vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.
Për shkaqe ende të panjohura, vogëlushi është larguar nga vëmendja e prindërve duke futur duart në prizë, gjë e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Abc News raporton se djali është dërguar urgjentisht në spital, por pa mundur të shpëtojë.
