Nga Shqipëria / E Enjte 21 Maj 2020, 14:02

'Pse moderatoret e Topit janë beqare?', habit Dojna Mema, tregon ç'shkruhet në kontratë

Moderatorja Dojna Mema është një nga vajzat më të komentuara të showbizit dhe jeta e saj private ka mbetur kuriozitet për publikun duke qenë se këtë pjesë ajo e ka ruajtur hermetike.

Së fundmi Dojna ka vendosur t'u përgjigjet pyetjeve të fansave në Instagram dhe një prej tyre i ka bërë pikërisht një pyetje lidhur me jetën private, por duke përfshirë edhe moderatoret e tjera të Top Channel. 

"Pse moderatoret e Top Channel Albania janë beqare? Ju pëlqen të jeni të lira pa probleme?", e pyesin Dojnën.

"E kemi në kontratë", i përgjigjet Dojna me humor, duke mos zbuluar kështu më shumë për jetën e saj.