Nga Shqipëria / E Enjte 21 Maj 2020, 16:04

Zbulohet emri shumë i veçantë që Mc Kresha i ka vendosur vajzës që do vijë në jetë

Reperi shumë i dashur për publikun Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina Shehu, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Bashkëshortja e reperit pak ditë më parë zbuloi se ata do bëhen me vajzë.

"Prive" ka mësuar se çifti akoma pa lindur i kanë vendosur emrin vajzës.  Babai i Erzinës ka publikuar disa foto në Instagram ku ka zbuluar edhe emrin e mbesës së tij.

Kresha dhe Erzina kanë zgjedhur emrin e veçantë IZA për vajzën e tyre. 

Kuptimi i këtij emri është: "Zoti është i përsosur" ose "Zoti është betimi im".