Nga Shqipëria / E Enjte 21 Maj 2020, 16:04

Luftoi 2 muaj me Covid-19, infermieri nxjerr fotot shokuese si u transformua në pamje

Një infermier ka shokuar rrjetin me fotot e tij pasi kaloi 6 javë në terapi intensive duke luftuar me Covid-19. Mike Schultz u infektua me koronavirus në mars pas udhëtimit të tij në Miami me të dashurën. 

Schultz u shtrua në spital pasi filloi të ketë probleme me frymëmarrjen dhe kishte ethe. 43-vjeçari përfundoi duke u intubuar dhe luftoi me pneumoninë e shkaktuar nga koronavirusi.

Schultz, i cili punon infermier ka publikuar disa foto në Instagram ku tregon sesi virusi ia shkatërroi trupin. 43-vjeçari tregon se ka humbur 22 kilogramë gjatë kësaj kohe në spital. 

"Dua t'ju tregoj të gjithëve sa keq përfundon pas 6 javëve i intubuar. Nuk kisha fuqi. Nuk mund të mbaja dot as celularin tim. Isha rëndë. Nuk mund të shkruaja në celular sepse më dridheshin duart. Kisha humbur sensin e kohës. Mendoja se kishte kaluar vetëm 1 javë. Nuk i kushtuam rëndësi këtij virusi. Menduam se kalon duke larë duart. Unë mendoja se isha mjaft i ri për të më infektuar virusi dhe e di që shumë njerëz e mendojnë këtë. Nuk ka rëndësi nëse jeni i ri apo i moshuar, mund t'i ndodhë çdokujt", u shpreh Schultz.

Mike Schultz, 43 vjeç, doli nga spitali javën e kaluar dhe ngadalë po merr veten./Xing.al