Nga Shqipëria / E Enjte 21 Maj 2020, 19:07

Në pritje të ëmbël, Olta Gixhari zbulon nepsin e shtatzënisë: Vdiqa për...

Aktorja bukuroshe Olta Gixhari konfirmoi para pak ditësh lajmin e shtatzënisë. Ajo publikoi në profilin e saj të Instagramit një foto me partnerin, të cilin e shfaqi për herë të parë dhe shkruante "Mami dhe babi".

Olta do të bëhet nënë për herë të parë dhe po pret plot emocion ardhjen e foshnjës në jetë. Së fundmi aktorja ka zbuluar dhe nepsin e shtatzënisë. Ajo ka publikuar në Instastory foto të disa frutave dhe shkruan se po "vdes" për kumbulla jeshile.

"Vdiqa për këto kumbullat jeshile", ka shkruar Olta. Ajo prej kohësh po jeton në Spanjë, aty ku ndodhet edhe partneri i saj.