Kryeministri Edi Rama gjatë emisionit "Real Story" në News24 ka mohuar që gazetari Alfred Lela të jetë dhunuar nga policia, ashtu siç ka deklaruar. Ai është shprehur se ka qenë gazetari ai që ka shkelur rrethimin e Policisë, e cila ka bërë vetëm detyrën.

"Jo vetëm që nuk shoh dhunim të qytetarit, por shikoj një fragment të të gjithë teatrit të viktimizimit që u vu në skenë për mediat qysh se i doli gjumi atyre që do ta mbronin me trupin e tyre dhe deri në fund duke u përpjekur të ngrenë një re të zezë perceptimi mbi policinë. Nëse flasim për dhunë, ajo ka një mënyrë për tu përcaktuar Pyetja e parë që më vjen kur shoh videot: Cfarë kërkon qytetari Lela që shkon dhe kap për dore tre punonjëse policie? Për cfarë u shkoi zoti Lela punonjëseve të policisë? Sipas ligjit, kur policia përballet me turmë protestuesish nuk njeh individë, individë që kapërcejnë gardhin,…për cfarë e kapërceu gardhin, për cfarë shkoi ky burrë atje për të kapur vajzat police? Policët burra e nxorën sic e meritonte dhe e shtrinë për tokë për ta neutralizuar pa përdorur shkopinj gome. Dhuna është goditja, policia bën detyrën, policiët e tërhoqën dhe bën shumë mirë sic do bënte ky me ato vajza”, tha Rama.
Pas fjalëve të Ramës, Lela ka ulur pantollonat për t'i treguar live shenjat e dhunës. "Ja ku i ke. Do të shohësh shenjat! Ja ku i ke", është shprehur ai./ Gazeta 'Reforma'

