Para disa ditësh në operacionin "Crystal Eagle" ranë në pranga 22 persona. Ata merreshin me falsifikim dokumentash dhe vizash dhe dërgonin persona drejt SHBA-së. Një ndër ta, Eduart Haxhiu ishte i ati i zv.ministres së arsimit, Lorena Haxhiu.
'Top Channel' ka raportuar së fundmi se për këtë shkak zv.ministrja e arsimit ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj. Babai i saj është është dënuar me burg për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Si pasojë e shkeljes së ligjit nga zoti Haxhiu, Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar familjes hyrjen në SHBA./ "Top Channel"
