Nga Shqipëria / E Enjte 21 Maj 2020, 22:10

'Djali i babit', Elgiti përqafon barkun e rrumbullkosur të Kleas dhe na i bëri sytë zemra

Çifti shumë i dashur për publikun, Elgit Doda dhe Klea Huta do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Klea është në pritje të një djali dhe këto janë ditët e fundit të shtatzënisë.

Ajo është treguar shumë aktive në rrjete sociale gjatë kësaj periudhe duke treguar se ajo dhe Elgiti mezi po presin ta mbajnë në krahë vogëlushin e tyre. Së fundmi Klea ka publikuar në profilin e saj të Instagramit foton më të ëmbël, në të cilën shihet këngëtari duke përqafuar barkun e saj të rrumbullakosur.

"Djali i babit", ka shkruar moderatorja krahas fotos. Dyshja kanë menduar një emër për të voglin e tyre por kanë vendosur ta zbulojnë kur të vijë në jetë.