Nga Shqipëria / E Enjte 21 Maj 2020, 20:08

I lidhur me motrën e saj por raportet mes Gent Fatalit dhe Loredanës nuk qenkan hiç të mira

Reperi i njohur Gent Fatali është prej kohësh në një lidhje me motrën e Loredanës, Rozafën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, ndërmjet fotove që publikon pranë saj.

Genti ishte pasditen e sotme i ftuar në emisionin "Ftesë në pesë" dhe ka pranuar publikisht lidhjen me të. Moderatorja Bieta Sulo e ka pyetur dhe rreth marrëdhënies që ai ruan me kunatën e tij Loredanën. Nga përgjigjja e tij duket se dyshja nuk shkojnë mirë bashkë.

Ai u shpreh se preferon të mos flasë në lidhje me këtë çështje. "Mos pyet këtu. Këtu s'flasim", tha Genti. Po ashtu ai refuzoi të tregojë nëse ekziston mundësia e një bashkëpunimi muzikor mes tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on