Ish banorja e Big Brother, Xhensila Pere ka dhënë së fundmi një intervistë për "Mes Yjesh" në Ora News. Gazetari Ronaldo Sharka e ka pyetur se cila është sipas saj prezantuesja më koti në vend.

Xhensila u shpreh se sipas saj më shumë se prezantuesit janë formatet e gabuara. Ajo përmendi Alesia Bamin duke thënë se ndonëse është shumë e bukur, në vendin e saj mund të ishte dikush më i aftë.

"Më shumë se sa prezantuesit, për mendimin tim janë formatet e gabuara. Alesia është kaq e bukur, por që më vendin e saj mund të ishte dikush tjetër shumë herë më i aftë më i aftë. Më duket sikur është në një kafe. Ajo është shumë e bukur, e kam parë që 14-vjeç, e kam parë të lyer dhe të palyer live dhe është shumë e bukur por për aty nuk është shumë e denjë", u shpreh Xhensila.










