Nga Shqipëria / E Enjte 21 Maj 2020, 18:06

Morena Taraku pranon publikisht se është e lidhur, kush është djali që i ka marrë zemrën

Këngëtarja e njohur Morena Taraku është shumë e komentuar nga mediat dhe publiku për jetën e saj private. Së fundmi disa faqe në Instagram kanë publikuar biseda duke pretenduar se kanë folur me të dhe Morena ka reaguar duke vërtetuar që nuk është e vërtetë.

Po ashtu ajo ka konfirmuar publikisht se është në një lidhje dhe madje është shumë e lumtur. "Edhe meqë ra fjala, unë jam në një lidhje dhe jam e lumtur. Kështu që boll folët kot", ka shkruar Morena.

Këngëtarja nuk ka treguar asnjë detaj tjetër rreth partnerit të saj. Fansave iu ka ardhur i papritur ky lajm dhe mezi po presin që ta shohin Morenën krah të dashurit.