Nga Shqipëria / E Enjte 21 Maj 2020, 14:02

E fundit/ Rama: Teatrin do ta rindërtojmë siç ishte...

Kryeministri Rama gjatë fjalimit të tij ditën e sotme në Kuvend u ndal te shembja e Teatrit Kombëtar. Rama u shpreh se projekti origjinal i Teatrit që u shemb do të ndërtohet diku tjetër. 

"Janë 21 vjet që pres momentin kur do të pastrohet ajo fushë për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar që do të jetë një teatër i denjë, për ata shumë pak njerëz që shkojnë në teatër dhe që duhet të shtohen. Ralf ti ke vajtur.

Teatri i ri do të ndërtohet aty. Kam edhe një lajm për ju, por nuk do ta jap tani. Ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj për këtë situatë, projektin origjinal ne do ta marrim dhe do t’jua rikthejmë fëmijëve si pjesë e një programi më të madh.

Do ta kemi mes nesh. Dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin që do të bëhet për të shkuar tek ajo godina. Ndërkohë që e vendosim vetë këtë. Përse e vendosim vetë këtë i dashur Ralf?! E vendosim sepse jemi zgjedhur që të vendosim, nuk jemi zgjedhur që të vendosni ju", u shpreh kryeministri.

Burimi: abcnews.al