Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e sotme deklaroi se brenda Majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht. Rama tha se vendi duhet të përgatitet për sezonin turistik dhe u shpreh optimist se nëse vjen një valë e dytë infeksioni, do përballohet me sukses.
"Përderisa ne ja dolëm natyrisht që s’mund të kesh bërë zgjedhjen e gabuar dhe duke mos dëgjuar Shekspirin të bjerë pre e zinxhirit të budallallëkut që kalon sy më sy e vesh më vesh. Brenda majit Shqipëria do jetë e hapur tërësisht dhe ne duhet të përgatitemi për sezonin turistik", u shpreh Rama.
"Në rast se do të vijë një valë tjetër më e rëndë se sa ajo që kaluam edhe sikur të përsërisnim të njëjtat gjëra sidoqoftë do ta përballojmë me atë sukses që e përballuam që sot shihet me admirim nga vendet e tjera", tha kryeministri.
Burimi: abcnews.al
