Kreu i Urgjencave Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në "Dita Jonë" në A2, foli mbi situatën e pandemisë në vendin tonë dhe theksoi se në fund të këtij muaji mund të kemi rritje të numri të të prekurve pasi qytetarët nuk po i zbatojnë masat.
“Rezultatet e tanishme janë si rezultat i masave të marra, ndërsa efekti i lirimit të masave do të ndjehet nga fundi i muajit dhe fillimi i qershorit, sepse inkubacioni i virusit shkon deri në 14 ditë. Për fat të keq, njerëzit nuk po i respektojnë rregullat. Mosrespektimi i tyre duket si diçka normale. Është krijuar ajo ideja se Covid-19 nuk ishte diçka jo reale, por nuk është aspak kështu. Është frikë se sa do të jetë numri i të infektuarve pas dy javësh. Luhatja aktuale e shifrave është normale, pasi ka vetëm vatra, aktualisht në fasoneri në Durrës. Nuk ka infeksion në masë në Shqipëri dhe kjo erdhi si pasojë e izolimit.
Politizimi është faktori më i keq. Në muajin e parë askush nuk guxonte të dilte, duke ndjekur edhe lajmet se çfarë ndodhte jashtë vendit. Më pas, situata ndryshoi dhe u ngritën dyshime mbi virusin nga zëra të ndryshëm dhe këto ndikuan negativisht te qytetarët për të mos zbatuar rregullat”, u shpreh Brataj.
