Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Tuna, ndonëse tregohet shumë aktive në rrjete sociale publikon rrallëherë momente pranë prindërve të saj. Ajo preferon të tregohet e rezervuar në këtë pjesë, megjithatë së fundmi ka bërë një përjashim.

Tuna ka publikuar në Instastory një foto të shumë viteve më parë, kur i ati ka fituar një medalje të artë në lojërat olimpike. Ajo shkruan se mundi, vendosmëria dhe guximi e bëjnë një medalje të jetë e artë.

"Medaljet e arta nuk janë në të vërtetë prej ari. Ato janë të bëra nga mundi, vendosmëria dhe nga diçka e vështirë për t'u gjetur: guximi. Babi", ka shkruar këngëtarja krahas fotos.





