Këngëtarja e njohur, Sia i ka surprizuar të gjithë gjatë një interviste me "SiruisXM". Ajo ka konfirmuar për herë të parë se ka dy fëmijë, duke zbuluar se ka birësuar dy djem 18-vjeçarë vitin e kaluar.

"Kam birësuar dy djem. Ata ishin 18 vjeç-tani janë të dy 19. Djemtë po dilnin jashtë sistemit të kujdestarisë dhe unë i dua", ka treguar këngëtarja australiane.

Sia tha gjatë intervistës se dy djemtë e saj po e kalojnë me vështirësi karantinën por megjithatë po merren me aktivitete edukative.




