Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Maj 2020, 19:07

Këngëtarja e njohur bën rrëfimin prekës: Ndihesha si rosaku i shëmtuar

Ylli i muzikës pop, Britney Spears ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një histori personale të viteve më parë. Ajo ka treguar se nuk është ndjerë kurrë e bukur, madje dikur ndihej si rosaku i shëmtuar.

Britney ka publikuar në profilin e saj të Instagramit, ku ndiqet nga një numër i madh fansash, një foto të saj me baluke. Këngëtarja ka rrëfyer se dikur mbante baluke për të mbuluar ballin e saj sepse nuk i pëlqente dhe nuk donte ta ekzpozonte.

"E di që kam nevojë për baluke. Kush do e kishte menduar që të pasurit baluke të bën të dukesh shumë më e bukur? Nuk kisha më baluke që nga klasa e tretë dhe më kujtohet si sot…Ka qenë diçka shumë e madhe për mua të ekspozoj ballin. Vetëm njerëzit e bukur në jug e bënin këtë dhe unë s’jam ndjerë ndonjëherë e tillë, prandaj s’isha e gatshme ta zbuloja.

Kisha dhëmbë të shëmtuar dhe ndihesha si rosaku i shëmtuar. Mbaj mend që kam bërë një takim në një agjensi modelesh, por s’ndihesha fare e lezetshme, prandaj shkova në shtëpi dhe i thashë: “Ndoshta mund të bëhem dhe unë si vajzat e mëdha dhe të zbuloj ballin…Kështu bëra, por dukesha një tmerr edhe pse asokohe më pëlqente vetja. Ndoshta thellë thellë e dija që s’ngjaja bukur, por mendova të kundërtën meqë dukesha “cool”, ka shkruar Britney, e cila padyshim i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on