Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Maj 2020, 21:09

Lori Hoxha bën ndryshimin e papritur në pamje dhe duket yll

Blogerja Lori Hoxha dikur ishte shumë aktive në rrjete sociale, mirëpo tani poston vetëm rrallëherë. Sidoqoftë Lori di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen!

Së fundmi blogerja ka bërë një ndryshim në pamje dhe rezultatin e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj. Ajo ka prerë flokët me shkallëzim dhe ka hequr dorë nga ngjyra bjonde. Lori i ka kthyer flokët në ngjyrën e tyre natyrale, ngjyrë kafe e hapur.

Për këtë look të ri ajo është frymëzuar nga Racheli te seriali "Friends", në interpretimin e aktores Jennifer Aniston. "Rachel është gjithmonë qëllimi", ka shkruar Lori krahas fotos.