Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Maj 2020, 23:11

Ilda Bejleri lë 'Top Channel' për 'Tv Klan'? Ja fotoja që ngjalli dyshimet

Moderatorja e njohur Ilda Bejleri që nga Shtatori është pjesë e emisionit "Procesi Sportiv", në 'Top Channel', krah Edi Manushit. Mirëpo një foto e publikuar ditën e sotme i ka bërë të gjithë të dyshojnë se Ilda do të nisë rrugëtimin e saj në një televizion tjetër.

Moderatorja është fotografuar krah Ardit Gjebreas në prapaskenat e "E diela shqiptare". Burime për "RevistaWho.com" kanë treguar se në javët në vazhdim Ilda do të jetë pjesë e ekranit të "Tv Klan", krah Gjebreas.

Vetë moderatorja ende nuk i ka konfirmuar këto lajme dhe mbetet të presim për diçka më konkrete.