Aktori i njohur Hagen Mills ka kryer vetëvrasje. Fillmisht 29-vjeçari ka tentuar të vrasë ish-partneren e tij, Erica Price në rezistencën e saj në Mayfield mbrëmjen e së Martës.

Dyshohet se ai e ka qëlluar në krah dhe në kraharor por 34-vjeçarja ka arritur të mbijetojë dhe ka telefonuar policinë. Më pas Mills ka kthyer armën nga vetja, duke i dhënë kështu fund jetës.

Dyshja kanë një vajzë 4-vjeçe të quajtue Mila e cila ishte në shtëpi gjatë ngjarjes tragjike, së bashku me gjyshen. Fatmirësisht asnjëra nuk është lënduar. Ende nuk dihen motivet që çuan në këtë tragjedi por policia është duke hetuar.
Burimi: "Daily Mail"



